Tre viktima dhe 379 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nga Exit News
Tre viktima dhe 379 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu 379 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar, mes 1,733 personave të testuar.

Ndërkaq, 244 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 50,731

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 57,696 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1,450 persona kanë humbur jetën, kurse numri i rasteve aktive është 5,515.

Ditët e fundit qeveria e Kosovës lehtësoi disa prej masave kufizuese, teksa në vend ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>