
Tre qytetarë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi një stuhi e rrallë në formë uragani goditi Greqinë, duke përmbytur rrugë dhe shtëpi.
Qindra qytetarë u bllokuan teksa cikloni Ianos goditi disa zona në veri të Athinës, përpara se të drejtohej në jug të vendit.
Shërbimi i trenave që lidh veriun me jugun e vendit u ndërprenë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar ndihmë të menjëhershme për zonat e prekura nga cikloni.