Tre viktima të tjera me Covid-19 në Kosovë e Maqedoni të Veriut

Nga Exit News
Tre viktima të tjera me Covid-19 në Kosovë e Maqedoni të Veriut

Tre të sëmurë me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut dhe Kosovë duke e çuar totalin në 72 të vdekur.

Kosova raportoi vdekjen e një 46-vjeçare nga Gjilani, e cila kishte 8 ditë e shtruar në spital për ndërlikime në frymëmarrje.

Në fundjavë autoritetet diagnostikuan 20 të infektuar të tjerë duke e çuar bilancin në 731 të infektuar, prej të cilëve 165 janë shëruar dhe 21 kanë vdekur.

Maqedonia e Veriut raportoi vdekjen e 2 personave një 73-vjeçar nga Shkupi dhe një 49-vjeçar nga Kumanova, të cilët kishin disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithatë lajmi optimist ishte fakti se autoritetet njoftuan si asnjëherë më parë shërimin e 126 personave duke e çuar totalin në 500 pacientë që kanë mposhtur infeksionin.

Pas mbi 15 mijë personave të testuar, autoritetet maqedone kanë diagnostikuar 1 386 të infektaur me Covid-19, prej të cilëve 62 kanë vdekur.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor raportohen mbi 12 500 të infektuar, prej të cilëve ka pasur mbi 300 viktima, pjesa më e madhe në Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>