Ish-presidenti amerikan Donald Trump krijoi të hënën ‘zyrën e ish-presidentit’ në Florida.
‘Zyra e ish-presidentit’ do të shërbejë për deklarata publike dhe aktivitete zyrtare të Trumpit, sipas një njoftimi për shtyp, raportoi The Hill.
“Presidenti Trump do të jetë përgjithmonë një kampion për Popullin Amerikan”, thuhej në njoftim.
Trump nuk ka dalë publikisht të flasë që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar.
Ai është pezulluar nga Twitter dhe nga platforma të tjera të mëdha të mediave sociale pas trazirave të Kapitol më 6 janar.
Drejtuesi i Twitter, Jack Dorsey deklaroi se mbyllja e llogarisë së presidentit Donald Trump ka qënë veprim i drejtë por i rrezikshëm.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump pritet të banojë në Florida.