Ish-Presidentit Trump ka grumbulluara më shumë se 82 milion dollarë në gjysmën e parë të viti 2021, përmes komiteteve të veprimit politik, PAC, sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve të publikuara të shtunën. Këto para ai mund t’i përdorë për të garuar sërish për President.
Kjo është një shumë e lartë për një ish -president, të cilit ju ndalua ndërveprimi nga platformat kryesore të mediave sociale. Asnjë ish-president tjetër nuk ka arritur të mbledhë ka shumë para, vëren Politico.
Komitetet politike të lidhura me Trump grumbulluan afro 82 milionë dollarë nga 1 janari deri më 30 qershor 2021, nga 3.2 milionë kontribues, sipas një deklarate me email nga përfaqësuesit e tij.
Armët kryesore të Trump për të mbledhur fonde janë komitetet “Save the Americans” dhe “Make America Great Again”.