
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka pushuar nga puna Sekretarin për Mbrojtjen Mark Esper, të hënën. Trump emëroi Christopher Miller, drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit, si sekretar i mbrojtjes.
Lajmin e dha vetë Trump në një postim në Twitter, të hënën.
Esper dhe Trump patën disa përplasje mes njëri-tjetrit, në veçanti në lidhje me përdorimin e ushtrisë në ndalimin e protestave kundër diskriminimit racor, dhe për qendrimin drejt aleatëve të NATO-s.
Senati ka shumë gjasa që nuk do të miratojë asnjë kandidaturë të Trumpit, duke qënë se ai pritet të lërë detyrën në janar.