Turqia, një nga shtetet që ende lejonte fluturimet, ka vendosur të anulojë fluturimet ndërkomëbtarë dhe ato mes 30 qyteteve turke si masë për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Ky është një vendim shumë drastik për Turqinë po të kemi parasysh se linja turke Turkish Airlines është linja që ka më shumë fluturime dhe kryen më shumë fluturime me tranzit në të gjithë aeroportet e botës, në total 315 destinacione të ndryshme.
Pesë ditë më parë Turkish Airlines njoftoi se do të shkurtonte ndjeshëm axhendën e saj të fluturimeve me 85 për qind. Por duket se tashmë do të anulohen të gjitha fluturimet.
“Kemi hyrë në një periudhë të re ku duhet të bëjmë më shumë sakrifica. Nuk do të biem në mosveprim dhe panik,” tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim të premten e 27 marsit.
Ai tha se udhëtimi midis 30 qyteteve do të jetë i mundur vetëm me leje zyrtare nga qeveritarët lokal.
Aktualisht numri i të prekurve me Covid-19 në Turqi ka arritur në 5700 persona, mes të cilëve 92 viktima. Vëtëm në 24 orët e fundit humbën jetën 16 persona.