Turqia dënon hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Nga Exit News
Turqia dënon hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e ka dënuar hapjen nga Kosova të Ambasadës në Jeruzalem.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ambasada turke në Kosovë, autoritetet turke janë të shqetësuara thellë nga ky veprim.

Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën pushtim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, thuhet në reagimin e Turqisë.

Sipas deklaratës, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat e Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit.

Gjithashtu, është dëmtuar plani i një zgjidhjeje mes dy shteteve dhe shpresat e paqes në rajon.

Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës lajmëroi të dielën hapjen e Ambasadës në Jerusalem, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Marrëveshja parashikonte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, me kusht që Ambasada e Kosovës të hapej në Jerusalem, e jo në Tel Aviv.

Vendimi wshtw pritur me kritika nga Bashkimi Europian.

Po ashtu edhe Serbia është shprehur e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>