
Turqia do të hapë më 22 qershor kufirin me Shqipërinë. Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme turke, Turqia do të hapë gradualisht kufirin, kështu:
Në 10 qershor nisin fluturimet me Qipron turke, Bahreinin, Bullgarinë, Katarin, Greqinë.
Në 15 qershor me Gjermaninë, Austrinë, Azerbajxhanin, CCekinë, Kroacinë, Hong Kongun, Zvicrën, Japoninë, Maqedoninë e Veriut, Lutuaninë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Singaporin, Slloveninë, Taxhikistanin.
Në 20 qershor me Holandën dhe Kazakistanin.
Në 22 qershor me Shqipërinë, Bosnjën, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Korenë e Jugut, Irlandën, Malin e Zi, Kirgizistanin, Letoninë, Luksemburgun, Norvegjinë, Sllovakinë.
Në 25 qershor me Belgjikën.
Turqia i mbylli të gjitha fluturimet më 1 mars 2020 me Italinë dhe më 15 mars me vendet e tjera.