Turqia, kërkesa e Greqisë për zgjerimin e territorit ujor shkak për luftë

Nga Anadolu Agency
Turqia, kërkesa e Greqisë për zgjerimin e territorit ujor shkak për luftë

Zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) për drejtësi dhe barazi në vazhdën e tensioneve në Mesdheun Lindor. “Turqia pret drejtësi nga BE-ja. Bazuar në këtë drejtësi, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa”, tha ai në një intervistë ekskluzive me Anadolu Agency (AA).

Oktay tha indirekt se përpjekjet e Greqisë “për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje” është shkak për luftë. Ai theksoi se Turqia “do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi”.

Zëvendës presidenti turk u shpreh se BE nuk është në anën e Turqisë dhe nuk kërkon dialog.

“Fatkeqësisht, Evropa, lëre që nuk është në anën e Turqisë dhe interesave tona, por nuk mbajmë mend të mos ketë reaguar. Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë”, shtoi nënpresidenti turk.

Greqia i kundërshtoi kërkimet për të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të kufizojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël afër bregdetit turk. Por, Turqia i dërgoi anijet e saj për të eksploruar në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Pas përpjekjeve diplomatike të Gjermanisë, Turqia ndaloi aktivitetet në rajon, megjithatë, ajo rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të demarkimit të kufirit detar.

Ankaraja ka thënë gjithashtu që burimet e naftes pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë kompanisë shtetërore të naftës Turkish Petroleum, dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.

Publikuar në Anadolu Agency.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>