Turqia do të financojë restaurimin e zonave të trashëgimisë kulturore në Berat dhe në Gjirokastër, përsëriti Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Gjirokastër, të shtunën. Turqia në këto dy qytete të mbrojtura nga UNESCO ka financuar vetëm xhami dhe institucione të besimit mysliman.
Në maj 2015, Presidenti truk Erdogan premtoi restaurimin e 26 shtëpive karakteristike të Gjirokastrës, tre rrugë pedonale të qytetit të gurtë, si dhe ndriçimi i Kalasë së qytetit. Turqia ka restauruar edhe godinën e konviktit të vajzave në Gjirokastër.
Në vitin 2018, Turqia financojë restaurimin e Xhamisë së Pazarit, të ngritur në qendër të qytetit të Gjirokastrës nga një zyrtar turk.
Në Berat, Truqia financoi restaurimin e Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqenë Halveti. Punime u realizuan nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dhe u inaguruan nga Rama në 2019, raportoi Anadolu Agency(AA).
Berati dhe Gjirokastra janë dy vende që mbrohen nga UNESCO, dhe ende nuk dihet nëse financimi i Turqisë bie ndesh me politikat e tyre.