
Turqia deklaroi zgjatjen deri në 4 nëntor të kohës së punës për studimin e aktivitetit sizmik nga anija e saj Oruc Reis, e vendosur në një zonë të diskutuar të Mesdheut lindor.
Greqia u përgjigj ditën e djelë duke premtuar se do të ankohet kundër kësaj lëvizjeje, që e konsideron të paligjshme.
Turqia dhe Greqia, të dy antarë të NATO-s janë në mes të një mosmarrëveshje mbi shtrirjen e shelfit kontinental të secilës prej tyre, dhe pretendimeve konfliktuale për burimet e hidrokarbureve të gjendura në këtë zonë të Mesdheut.
Një njoftim i mëparshëm përcaktonte datën 27 Tetor për përfundimin e këtij studimi të anijes turke.