Kompania Pfizer/BioNTech bëri të ditur të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje të re me Turqinë për furnizimin me 60 milion doza vaksinash.
Për më tepër që marrëveshja lë shteg për një furnizim tjetër opsional, me 30 milion doza vaksinash.
Në marrëveshjen e parë me kompaninë e pordhimit të vaksinave, Turqia ka marr tashmë 30 milion doza Pfizer/BioNTech.
Së bashku me furnizimin e ri, vendi do të ketë marr brenda vitit në total 120 milion doza vaksinash kundër Covid-19.
Aktualisht, Tuqia ka vaksinuar rreth 26,8 milion persona ose rreth 14% të popullsisë së saj, me 11.5 milion persona të vaksinuar plotësisht.
Ajo e filloi vaksinimin në janar me marrjen e 3 milion dozave të vaksinës kineze Sinovac, nga e cila porositi edhe 50 milion doza të tjera.
Gjithashtu, po administrohet edhe vaksina ruse Sputnik V, nga e cila ka blerë 50 milion doza.