Twitter bllokoi partinë neofashiste italiane “Forza Nuova”. Gjithashtu, Tëitteri bllokoi edhe llogarinë perosnale të sekretarit të partisë, ish teroristi Roberto Fiore dhe të zëvendëssekretarit kombëtar e Giuseppe Provenzale, me justifikimin për “shkelje të rregullave” të saj.
Kjo është hera e dytë që mediat sociale bllokojnë “Forza Nuova” dhe organizatën e saj CasaPound, e para ndodhi më 9 shtator 2019 ku Facebook dhe Instagram bllokoi faqet e partisë me justifikimin se “organizatat që përhapin urrejtje ose sulmojnë të tjerët mbi bazën e atyre që janë nuk mund të postojnë në Facebook dhe Instagram”.
Por atëherë, CasaPound e fitoi gjyqin kundër Facebook, dhe gjyqtari urdhëroi Facebook që të riaktivizojë faqen, duke e urdhëruar atë të paguajë edhe tarifat ligjore (15 mijë euro) dhe 800 euro për çdo ditë të mbylljes së faqes.
Nga ana tjetër, gjykata e Romës refuzoi ankesën e paraqitur nga Forza Nuova, duke deklaruar se pezullimi ishte i ligjshëm.