Udhëheqësit botërorë shprehin simpati dhe mbështetje për Boris Xhonson

Nga Exit News
Udhëheqësit botërorë shprehin simpati dhe mbështetje për Boris Xhonson

Kryeminstri britanik Boris Xhonson është vendosur në reanimacioni, trajtit intensiv, mbrëmjet e të hënës, një ditë pasi u shtrua në spitalin St Thomas të Londrës me simptoma të koronavirusit, të cilat janë përkeqësuar orët e fundit.

Ndaj këtij lajmi kanë reaguar edhe disa nga udhëheqësit e botës.

Presidenti amerikan Donald Trump:

“Ne jemi duke punuar me Londrën në respekt të Boris Xhonson. Ai ka qënë një mik me të vërtet i mirë. Ai nuk dorëzohet… Ne kemi kontaktuar me të gjithë doktorët e Boris… Kur shkon në reanimacion, atëherë situata bëhet shumë shumë serioze”.

Presidenti francez Emmanuel Macron:

“Të gjitha mendimet e mia janë për Boris Xhonson, familjen e tij dhe popullin britanik në këto momente të vështira. I uroj shërim të shpejtë”.

Kryeministri i Kanadas, Xhastin Trudo:

“I dërgoj urimet më të mira kryeministrit Boris Xhonson për një shërim të shpejt dhe të plotë. Mendimet e mia janë me të, familjen e tij në këto momente. Shpresojmë të të shohim shpejt tek Numri10”.

Kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanjahu:

“Kryeministri Benxhamin Netanjahu dhe populli i Izraelit po luten për një shërim të shpejtë të mikut tonë, kryeministrit britanik Boris Xhonson”.

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar:

“Boris Xhonson është në mendomet tona sonte. I urojmë shërim të shpejt dhe kthim të shëndetëshëm”.

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel,

“I uroj Boris Xhonson gjithë të mirat për një shërim të plotë. Mendimet tona janë me familjen dhe me popullin britanik në këto kohë të vështira. Bëhu mirë shpejt, Boris”.

Ish-kryeministri britanik David Cameron:

“Duke menduar për Boris Xhonson dhe familjen e tij sonte. Shërohu shpejt. Je në duar të mrekullueshme dhe ne të gjithë duam që të shërohesh, të jesh mirë, dhe të kthehesh shpejt në Doëning Street”.

Kryetari i opozitës në Britani, Keir Stamer:

“Lajm tmerrësisht i trishtueshëm. I gjithë vendin është me Kryeministrin dhe me familjen e tij në këtë kohë pabesueshmërisht të vështirë”.

Drejtori i OBSH-së:

“Po mendoj për mikun tim Boris Xhonson sonte, dhe i dërgoj urimet më të mira nga unë dhe nga ekipi i OBSH-së në luftën e tij kundër koronavirusit. Unë e njoh NHS (sistemi public shëndetësor) dhe dedikimin e mjekëve që po kujdesen ty”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>