Udhëtimi drejt Gjermanisë, çfarë duhet të dini rreth rregullave anti-COVID

Nga Exit News
Udhëtimi drejt Gjermanisë, çfarë duhet të dini rreth rregullave anti-COVID

Gjermania shtyu afatin e masave të bllokimit anti-COVID deri në fund të janarit. Megjithatë udhëtimet nuk janë ndaluar pasi kufijtë mbeten të hapur.

Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me rregullat e hyrjes në Gjermani.

Personat që udhëtojnë për në Gjermani do të karantinohen pasi të mbërrijnë. Ky rregull është i vlefshëm për ata që hyjnë nga vende të shpallura me rrezik të lartë nga autoritetet gjermane. Shqipëria është pjesë e kësaj liste.

Karantinimi është i detyrueshëm për 10 ditë por mund të shkurtohet nëse pas 5 ditësh personi rezulton negativ në testin për COVID-19.

Duke nisur nga 11 janari, do të nevojiten dy teste negative nga personat që hyjnë në Gjermani prej vendeve me rrezik të lartë.

Do të kërkohet një karantinim minimumi pesë ditë edhe nëse testi i parë është negativ.

Testi nuk është më falas për njerëzit që vijnë nga zonat e rrezikut.

Përveç kësaj, të ardhurit nga zonat e rrezikut duhet të regjistrohen në internet në faqen www.einreiseanmeldung.de.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>