
Ukraina ka mbyllur kufijtë e saj për të gjithë shtetet e botës, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vendimi u mor të premten gjatë një seance të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, masat e karantinës janë shtyrë edhe për dy muaj tjetër, deri më 31 tetor.
“Rritja e numrit të rasteve në javët e fundit na ka detyruar të veprojmë me më vendosmëri”, pohoi kryeministri, Denys Shmygal.
Gjatë 24 orët e fundit, Ukraina ka rregjistruar 2 438 raste të reja me koronavirus.
Vendi në total regjistron 114 500 persona të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 2,450 viktima.