
Shqipëria vazhdo të mbetet në listën e vendeve më rrezik të lartë nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës përditësoi listën e vendeve me rrezik të lartë, ku Shqipëria renditet ndër vendet që ka numër të lartë të të infektuarve.
Qytetarët e vendeve me rrezik të lartë duhet të karantinohen 14 ditë në momentin e hyrjes në Ukrainë. Në rast se ata rezultojnë negativ nuk e kanë të detyrueshëm izolimin.
Këto kufizime nuk zbatohen për vendet të cilat konsiderohen se kanë një shkallë të ulët infeksioni.
Ukraina rregjistron 67 597 të infektuar dhe 1650 viktima.