Italia ka shënuar ulje të shifrave të COVID-19, ndërsa numri i viktimave ditore ka rënë nën 500.
Sipas raportit të autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17 938 raste, rreth 2 mijë më pak se dje kur ishin 19 903. Ulja rasteve mund të jetë edhe pasojë e numrit më të vogël të testimeve, 152 697 përkundrejt 196 439 të ditës së mëparshme.
Numri i viktimave në 24 orët e fundit ishte 484, shifër e lartë por në krahasim me një ditë më parë janë 205 më pak.
Rajonet më të goditura sot kanë qenë fillimisht Veneto, Lombardia, Emilia Romanja dhe Lacio.
Autoritetet shëndetësore në Itali janë shprehur të shqetësuar për turmat e qytetarëve që krijohen në qendrat tregtare të qyteteve të mëdha. Për këtë ato kanë kërkuar marrjen e masave nga autoritetet lokale.