ILDKPKI, ulet numri i nënpunësve publikë që kontrollohen

ILDKPKI, ulet numri i nënpunësve publikë që kontrollohen

Në fund të vitit 2016, deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi propozoi një projektligj për uljen e numrit të punonjësve që duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre pranë ILDKPKI. Ky propozim u dërgua në Kuvend sëbashku me shtatë projektligjet e paketës së reformës në drejtësi.

Aktualisht ILDKPKI ka për detyrë të kontrollojë gjashtë mijë deklarata pasurie. Me justifikimin se ky institucion nuk ka kapacitete e nevojshme për të mbuluar një numër kaq të lartë punonjësish, dhe duke u bazuar në këshillat e OPDAT dhe në Progres raportin e BE-së, u propozua përjashtimi nga detyrimi i plotësimit të deklaratës së pasurisë të një sërë punonjësve të nivelit të ulët.

Projektligji parashikon dy vjet kohë për të publikuar deklarata, një mandat pa ët drejtë rizgejdhje për drejtorin e ILDKP, përpilimi i deklaratave online, dhe përfshirjen e të gjitha të mirave të cilat figurojnë me titull të thjeshtë pronësie.

Gjithashtu, ai parashikon edhe rritje të dënimeve, asgjë në krahasim me propozimet e ekspertëve ndërkombëtarë, për mos deklarim të rremë, të munguar ose të pa plotë.

Pra, subjekt i kontrollit nga ILDKPKI do të jenë vetëm krerët e institucioneve dhe ndoshta punonjësit e thjeshtë të doganave dhe drejtorët e rajoneve të policisë nuk do të kontollohen. Në këtë mënyrë rreth do të kontrollohen rreth tre mijë punonjës më pak.

Mesa duket kjo është një lëvizje më shumë për të përfituar nga reforma në drejtësi, me qëllimin e vetëm për të menaxhuar më mirë pushtetin në vend. Dhe për të sigururar mosndëshkimin e korrupsionit në radhën e nënpunësve, si përshembull punonjësve të taksave dhe doganave ashtu si edhe drejtorët e policisë. Të gjithë këto kategori kanë për detyrë të kontrollojnë qytetarët dhe më pak territorin, të luftojnë kultivimin e kanabisit, e a far emergere i redditi degli oligarchi.

Ironia qëndron në faktin se nuk u mendua rritja e strukturës së institucionit por u zgjodh ulja e numrit të personave, subjekt të kontrollit. Nuk kuptohet qartë pse kjo zgjedhje, përderisa me plotësimin e deklaratës online tani puna lehtësohet edhe për inspektorët e ILDKPKI.

Ndoshta, një zgjidhje e mundshme mund të ishte vendosja e prioriteteve në verifikimin e formularëve, në subjektet për tu verifikuar, ose vendosja e dënime të vërteta kundër deklarimit të rremë, të munguar ose të ëlotë.

Sërish, ekspertët vendas arritën të zbusin ligjet e propozuara nga ndihma ndërkombëtare, sipas qëllimeve të tyre. Ndërkohë ekspertët ndërkombëtarë bëjnë sikur nuk e vënë re, dhe kënaqen me faktin se nuk kanë probleme me palën vendase.

Në fund, të gjithë cuditen pse sistemi nuk funksionon dhe si gjithmonë faji është i dikujt tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>