Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve ditorë në Greqi

Nga Exit News
Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve ditorë në Greqi

Greqia regjistroi të enjten 1,070 raste të reja me koronavirus, nga të cilat tre u identifikuan në pikat e hyrjes së vendit, tha Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve të rinj është ulur.

Në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 25 persona, dy më pak se një ditë më parë.

Greqia regjistron gjithsej 160,935 raste, nga të cilat 6,002 kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë.

Rreth 52 përqind e të infektuarve janë burra.

249 të infektuar janë në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë, në Greqi kanë humbur jetën 5,903 persona me Covid-19. Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç.

Javën e fundit autoritetet greke rivendosën kufizime të reja në Athinë, por 24 orët e ardhshme do të përcaktojnë nëse do të kërkohet zbatimi i menjëhershëm i masave më të ashpra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>