Vajza e Jakup Krasniqit tregon për arrestimin: 10 orë na izoluan nga njëri-tjetri

Nga Exit News
Vajza e Jakup Krasniqit tregon për arrestimin: 10 orë na izoluan nga njëri-tjetri

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit të arrestuar një ditë më parë nga EULEX-i, e ka quajtur ‘të hidhur’ dhe si ‘ditën më të keqe’ të gjithë eksperiencën e saj dhe familjarëve, gjatë bastisjes së shtëpisë dhe arrestimit të së atit.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Gresa tha se bastisja e shtëpisë ka zgjatur rreth 10 orë, gjatë së cilave familjarët kanë qenë të ndarë dhe të izoluar nga njëri-tjetri.

“Pyetja ime ka qenë, a posedoni ndonjë dokument ose mandat të Gjykatës Speciale me anë të së cilës ata kanë të drejtë të futen fillimisht në pronë private dhe më pas në shtëpi e të marrin babin. Nuk kemi marrë përgjigje, vazhdimisht e kërkonin babin,” u shpreh Gresa.

Sipas saj, EULEX-i e kishte marrë të atin, Jakupin, në pyetje edhe se ai nuk kishte folur.  Ndërkohë zyrtarë të armatosur të EULEX-it kontrollonin shtëpinë e familjet Jakupi për dokumente të luftës dhe pjesës tjetër të familjes i janë mohuar edhe të drejtat më bazike.

Gresa tregoi se gjatë operacionit ‘edhe për të shkuar në tualet duhet të kërkonim leje prej drejtueses së operacionit’.

Jakup Kraniqi ka qënë një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish-drejtues i Kuvendit të Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer krime kundër civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>