Vaksina kundër Covid-19 do të shpërndahet falas sapo të sigurohet nga qeveria.
Lajmin e bëri të ditur ministja e Shëndetësisë gjatë një komunikimi me gazetarët.
Po ashtu Manastirliu tha se ministria po punon për të rritur kapacitetet si për mjete e pajisje spitalore, ashtu dhe për stafin mjekësor.
Ajo tha 36 ambulanca të tjera ‘do të jenë pjesë e flotës anti-Covid’.
Lidhur me trajtimin e pacientëve sipas protokollove, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të drejtohen tek mjeku i familjes sepse ‘ai është i vetmi që ka protokollin e terapive covid sipas rasteve.’
Ajo theksoi se oksigjeni nuk është një terapi që mund të përdoret në kushte shtëpie pa asistencë mjekësore, ndaj i kërkoi qytetarëve që në rast të rëndimit të gjendjes shëndetësore, të marrin ne telefon Urgjencën Kombëtare, me numrin unik 127.