Vaksina Novavax 89.3% efektive për Covid-19, jo shumë rezultat ndaj variantit të Afrikës së Jugut

Nga Exit News
Vaksina Novavax 89.3% efektive për Covid-19, jo shumë rezultat ndaj variantit të Afrikës së Jugut

Vaksina Novavax, zhvilluar në Britani, është 89.3 për qind efektive në sigurimin e mbrojtjes ndaj Covid-19, por nuk ka të njëjtin efekt kundër variantit të virusit zbuluar në Afrikën e Jugut.

Kompania me të njëjtin emër ka publikuar, të enjten, rezultatet e testimeve, sipas së cilave, vaksina është vetëm 50 për qind efektive ndaj mutacionit të gjetur në Afrikën e Jugut.

Testimi u bë tek 15,000 persona në Britani të rekrutuar përmes regjistrit të vaksinave të Institutit Kombëtar të Kërkimeve Shëndetësore. Gati 4,000 njerëz në testim ishin mbi moshën 65 vjeç.

Rezultatet treguan se shumë prej personave që morën pjesë në testim, u infektuan me variantin e Afrikës së Jugut edhe pasi e kishin kaluar Covid-19 më parë.

Nëse aprovohet, vaksina e Novavaxit do të jetë e shtata pas asaj të Pfizerit, AstraZenecas, Modernës, vaksinës ruse Sputnik, vaksinës kineze Sinovac Biotech dhe asaj indiane Covaxin.

Vaksina e Novavaxit ndryshon nga ato që përdoren aktualisht në Britani. Ajo kombinon një proteinë të inxhinierizuar nga virusi që shkakton COVID-19 me një përbërës me bazë bimore për të ndihmuar në gjenerimin e një përgjigje më të fortë imune.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>