Vaksina ruse Sputnik V mund të prodhohet në Itali

Nga Exit News
Vaksina ruse Sputnik V mund të prodhohet në Itali

Vaksina ruse Sputnik V kundër COVID-19 mund të prodhohet në Evropë për herë të parë, pas një marrëveshje tregtare për prodhimin e saj në Itali të nënshkruar nga fondi i pasurisë sovrane RDIF me bazë në Moskë dhe kompanisë farmaceutike me bazë në Zvicër Adienne, raporton Reuters.

Marrëveshja, e cila do të ketë nevojë për miratim nga rregullatorët italianë përpara se të fillojë prodhimi, është konfirmuar nga RDIF dhe dhoma e tregtisë italo-ruse.

Kjo është prova e fundit që disa kompani të BE-së nuk janë të gatshme të presin që rregullatori i BE – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – të japë aprovimin e saj për Sputnik V.

Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte pothuajse 92% efektive, bazuar në rezultatet e fazës së tretë të botuar në revistën mjekësore Lancet muajin e kaluar.

Sputnik V tashmë është miratuar në tre shtete anëtare të BE – Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Zyrtarët e BE kanë thënë që Brukseli mund të fillojë negociatat për miratimin e vaksinës.

Ndërkohë kompania farmaceutike Adienne Pharma & Biotech nuk i është përgjigjur pyetjeve të Reuters mbi marrëveshjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>