Vaksinohet kundër Covid-19 kryeministrja e Serbisë

Nga Exit News
Vaksinohet kundër Covid-19 kryeministrja e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç u vaksinua drejtëpërdrejtë kundër Covid-19. Ajo është përsoni i parë në Serbi, i cili vaksinohet nga Covid-19.

Serbia do të nisë vaksinimin e popullsisë ditën e enjte me 24 dhjetor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se dozat e para do t’i marrin të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

“Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz, më shumë se 80 për qind e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, deklaroi ai.

Serbia është i pari vend në Ballkan që do të nisë vaksinimin kundër Covid-19.

Serbia mori të martën rreth 5 mijë doza vaksinash.

Më 15 dhjetor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia kishte porositur 340 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>