Disa shtete amerikane dhe evropiane kanë vendosur kufizime të reja, duke nisur që prej të mërkurës për të frenuar përhapjen e COVID-19. Masat e reja përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve dhe kufizimin e tubimeve shoqërore.
Në SHBA:
Guvernatori i Illinois ndaloi grumbullimet në banesat private në Çikago.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio i kërkoi banorëve të mos udhëtonin jashtë shtetit gjatë sezonit të festave, duke vënë në dukje se shumë pjesë të tjera të vendit kanë “nivele në rritje të koronavirusit”, raportoi Ëashington Post.
Denver shtrëngoi kufizimet për restorantet dhe numrin e personave të mbledhur në një aktivitet dhe zbatimin e modelit hybrid, online dhe fizikisht të mësimit në shkolla.
Në Evropë:
Austria njoftoi mbylljen katër-javore të kafeneve, bareve dhe restoranteve, të shtunën.
Greqia njoftoi se shumica e vendit do të mbyllet duke filluar të martën, përfshirë restorantet, baret, kafenet, kinemat dhe palestrat.
Belgjika po zbaton një bllokim të rreptë duke filluar nga e diela për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve dhe pranimeve në spitale.
Franca arriti një nivel rekord prej më shumë se 50,000 raste të reja ditore gjatë fundjavës. Bizneset jo thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet, do të mbyllen, ndërsa shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.
Gjermania do të mbyllë bare dhe restorante në të gjithë vendin për pjesën më të madhe të nëntorit.
Rusia vendosi mbajtjen me detyrim të maskës, të martën.
Italia ka mbyllur restorantet, palestrat, pishinat dhe teatrin pas orës 20:00.