Varhelyi: Ballkani Perëndimor, prioritet për BE-në

Nga Exit News
Varhelyi: Ballkani Perëndimor, prioritet për BE-në

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, deklaroi të premten se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Evropian.

Komenti u bë në rrjetin Twitter, pas takimit në Sofje me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.

Varhelyi shkruan se BE duhet të bëjë para me zgjerimin si dhe “të rritet konvergjenca e rajonit me BE dhe të mbështet rimëkëmbja e tij“.

Të martën, pas një darke informale me 6 udhëheqësit e Ballkanit tha për mediat se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të “zgjidhur debatet zgjedhore, për hapjen e bisedimeve, për mbajtjen e konferecës ndërqeveritare dhe për vazhdimin e procesit të integrimit sipas metodologjisë së re”.

Vizita e Varhelyit lidhet me kundërshtimin e Bullgarisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Mosmarrëveshja mes palëve lidhet me çështje kulturore, që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe me kombësinë e heroit Goce Delčev.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme