Varianti i ri i COVID-19, OBSH pret rezultatet nga Britania

Nga Exit News
Varianti i ri i COVID-19, OBSH pret rezultatet nga Britania

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se është në “kontakt të ngushtë” me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar për shfaqjen e një varianti të ri të Covid-19.

OBSH tha se Mbretëria e Bashkuar po ndan me të informacione nga studimet e vazhdueshme mbi mutacionin, dhe se OBSH do të azhurnonte shtetet anëtare dhe publikun “rreth karakteristikave të këtij varianti të virusit dhe çfarëdo implikimi”.

Megjithëse ka “pasiguri të konsiderueshme”, Kryeministri Britanik Boris Johnson tha se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se ai i vjetër.

Por zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë aktuale për të sugjeruar se varianti i ri ka një shkallë më të lartë vdekshmërie ose që ndikohet ndryshe nga vaksinat dhe trajtimet, raporton BBC.

Varianti i ri po përhapet më shpejt se versioni origjinal, por nuk besohet të jetë më vdekjeprurës.

Pjesë të mëdha të Anglisë jug-lindore, përfshirë Londrën, tani janë nën një nivel të ri, më të rreptë të kufizimeve në një përpjekje për të frenuar virusin që përhapet me shpejtësi.

Holanda tha se po ndalonte fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të variantit të ri.

Masa vjen pasi në fillim të muajit Holanda zbuloi një rast me të njejtin variant koronavirusi si ai i gjetur në Britani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>