Vasili cilëson Ramën ‘mashtrues’ pas lajmit për vaksinat

Nga Exit News
Vasili cilëson Ramën ‘mashtrues’ pas lajmit për vaksinat

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se lajmi që dha kryeministri Rama për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer është mashtrim.

Në një shënim në FAcebook, Vasili e quan Ramën “mashtrues global” i cili po zhvillon një “luftë imagjinare me Europën”, duke iu referuar kështu kritikave që kryeministri bëri për qëndrimin e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Dikush i tha lider global, por ne te vertete eshte nje mashtrues global! Mos shperdoroni 1 janarin me kete mashtrues, qe shkon drejt humbetires, drejt asgjekundit. Lereni mashtruesin global te beje luftera imagjinare me Europen, qe ka pare plot mashtrues te tille. Lereni mashtruesin te genjeje veten se tjeterkënd nuk genjen dot. Mashtruesi global ka nje ide “interesante”, do te vaksinoje popullin me genjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinoje ne 2030, lereni ta beje.”

Në lidhje me vaksinat reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nuk e quajti mashtrim lajmin por të vonuar në raport me vendet e tjera të rajonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>