Nënkryetari i LSI Petrit Vasili iu përgjigj të dielën kryeminsitrit Edi Rama për detin Jon.
Vasili tha se ka vetëm një “maskara dhe ai është Rama” dhe shtoi se ai e ka shitur detin Jon.
Reagim i tij erdhi pasi Rama tha të dielën se qeveria ka shitur detin Jon tek Greqia dhe i ka cilësuar ata që e kanë akuzuar si “maskarenj” dhe “qenie të ulëta”.
“Ka vetëm një maskara dhe është ai që nguli Ndrangetën në mes të qeverisë dhe në mes te Tiranës”, tha Vasili.
Ai e akuzoi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë si Kolumbinë e Europës dhe shtoi se e ka kthyer vendin në “lavatriçen e parave të qelbura”.
Vasili akuzoi kryeministrin dhe qeverinë se nuk po bëjnë asgjë për pandeminë.
Nënkryetari i LSI tha se Rama është kthyer në zëdhënës të interesave të Serbisë.