Petrit Vasili, nënkryetar i Partisë lëvizja Socialiste për Integrim e akuzoi Kryeministrin Rama se po “shpërdoron karrigen dhe nuk bën detyrën e tij”
Në një deklaratë për median, Vasili u shpreh se “kryeministri është thjesht dhe vetëm një llafazan, matuf dhe makut që vjen vërdallë e të vetmen gjë që nuk bën është detyrën e tij”.
Ai e akuzoi Ramën se “mijëra të sëmurë nuk trajtohen dot sepse nuk kanë para, paratë i harxhon për të bërë shoë, jo për të paguar dhe rimbursuar barnat e tyre”.
Vasili u shpreh se “shqiptarët .. kanë një drejtësi që kriminelët dhe hajdutët klientë të qeverisë nuk i dënon kurse qytetarin më të thjeshtë e fut në burg, i rrëmben pronën dhe gjithçka”.