Vasili prezanton programin e LSI për sektorin e fasoneve

Nga Exit News
Vasili prezanton programin e LSI për sektorin e fasoneve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se ndërmarrjet e fasonerisë kanë humbur mbi 20 mijë vende pune për shkak të pandemisë.

Gjatë një deklarate për shtyp, Vasili u shpreh se ky sektor nuk mori mbështetjen e merituar nga qeveria dhe pse është sektor që ka punësuar mijëra qytetarë.

Ai u shpreh se programi i LSI-së ka pika konkrete në lidhje me mbështetjen e këtij sektori.

Sipas tij programi përmban:

  • Ristrukturimin e fazuar të industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, knoë-hoë), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para, si një masë emergjente, e drejtpërdrejtë.
  • Mbështetjen e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet, e cila krijon një boom të jashtëzakonshëm të ri të kësaj industrie.
  • Mbështetjen tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë.
  • Mbështetjen me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta.
  • Heqjen dhe lehtësimin e barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për tregun vendas.
  • Krijimin e instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi.

“25 Prilli do të jetë mundësia reale, e vërtetë që ky sektor të dalë nga errësira dhe të ecë përpara ashtu sikurse i takon dhe sikurse janë mundësitë shumë të mëdha të tij për ti ardhur në ndihmë mijëra shqiptarëve, por edhe ekonomisë së vendit.” përfundoi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>