Vasili: Qytetarët të ruajnë besimin tek spitalet

Nga Exit News
Vasili: Qytetarët të ruajnë besimin tek spitalet

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë besimin në spitale, pavarësisht situatës së rëndë. Vasili tha se çdo gjë është përgjegjësi e qeverisë.

“Spitalet mbeten absolutisht te pazevendesueshme ne luften me COVID- 19. Ndaj duhet gjithsesi te ruhet besimi tek ato pasi do te thote jete te fituara. Stigmatizimi ekstrem i spitaleve per problemet, qe ato paraqisin nuk duhet te kaloje masen pasi kjo hallke e sistemit shendetesor nuk mundet ne kete moment te veshtire te zevendesohet me asgje”, tha Vasili.

Ai tha se duhet kritikuar vetëm propaganda dhe “arroganca per mbuluar problemet dhe per te mos i zgjidhur ato”.

“Duhet kritikuar shperdorimi i pacipe politik i QSU nga kryeministri si podium politik i kryeministrise. Por nuk duhet te lodhemi duke promovuar punen e vetmohimin e personelit mjeksor dhe besimin tek ta sepse keshtu u japim besim pacienteve me COVID dhe familjareve tyre se do ta fitojne betejen me te”, shtoi Vasili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>