Vasili, Rama grabit miliarda e lë naftëtarët në greve urie

Nga Exit News
Vasili, Rama grabit miliarda e lë naftëtarët në greve urie

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzoi, të hënën, qeverinë për braktisjen e naftëtarëve të Ballshit.

“Në atë Parlament ku ndahen miliarda për oligarkë, ndahen miliarda për qeverinë që i vjedh dhe i grabit, naftëtarët vazhdojnë përditë të tëra në Ballsh të jenë në grevë urie”, tha Vasili.

Ai akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Rama se pasi “ka grabitur miliona tani po përpiqet të manipulojë votën e shqiptarëve”.

“Jo pak herën kemi parë se si kryebatakçiu Edi Rama u ka premtuar lloj lloj mashtrimesh sesi kompani serioze do të merrnin rafinerinë, sesi e ardhmja e tyre ishte e zgjidhur edhe se si të tjera për t’i gënjyer e mashtruar”, shtoi Vasili duke kujtuar premtimet e pambajtura të qeverisë Rama ndaj naftëtarëve.

Ai i kërkoi qeverisë të marrë masa për plotësimin e kërkesave të naftëtarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>