Vasili: Rama nuk shtrëngon masat sepse i duhet paratë për konçesione

Nga Exit News
Vasili: Rama nuk shtrëngon masat sepse i duhet paratë për konçesione

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI akuzoi Kryeministrin Rama se nuk merr dot masa kufizuese sepse paratë i ruan për konçesionet dhe inceneratorët.

“Po të kërkonte edhe masa më të mëdha, do të kërkonte mobilizime fondesh të mëdha. Dhe Edi Rama nuk donte të shpenzonte asnjë lek, pasi lekët do të shkonin nëpër koncesione, në inceneratorë e në të tjera, e në të tjera”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për median të hënën.

Vasili tha se fshehja e gjendjes së vërtetë disa muaj më parë solli rritjen e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit:

“Fshehu të vërtetën, e mbajti Shqipërinë gjoja me vetëm 28 raste maksimumi në ditë infektimesh dhe e solli situatën tani kur kemi 50 herë më shumë”.

Strategjia e qeverisë, tha Vasili është vetëm dënimi me gjoba e me masa kufizuese, të cilat kanë “dhënë një rezultat zero”.

Pa testim, gjurmim, trajtim mjekësor me tërë parametrat , shtoi Vasili pandemia do të përhapet në shifra shumë të larta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>