Vasili thirrje medias të bojkotojë kryeministrin Rama

Nga Redaksia
Vasili thirrje medias të bojkotojë kryeministrin Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë thirrje gazetarëve të bojkotojnë kryeministrin Rama, si shenjën e parë të protestës kundër projekligjeve për media që qeveria kërkon të miratojë më 19 dhjetor.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri Rama po tenton të mbysë lirinë e shprehjes, por se media, ndryshe nga të tjerët “ka një mundësi të jashtëzakonshme reagimi”:

“Edi Rama me ERTV […] po tenton të mbysë dritën e madhe të informimit dhe shprehjes, që është dimensioni i vetëm thelbësor, që shqiptarët fituan në pluralizëm.

Edi Rama, me paratë e kanabisit dhe të koncesioneve, ka bërë gjithshka që ta kapë këtë liri, ta blejë atë, ta korruptojë, ta deformojë, ta kthejë në një antiliri dhe antivlerë.

Sot përballë janë dy pushtete:
pushteti i kapur nga kriminelët dhe trafikantët i Edi Ramës, nga njëra anë, që mbyt çdo liri shprehjeje dhe pushteti i lirisë së shprehjes nga ana tjetër.

Ndryshe nga të tjerët, media, si pushtet i katërt, e ka një mundësi të jashtëzakonshme reagimi.

Mbylljani derën Edi Rames, këtij “kanibali” të së vërtetës dhe të lirisë së shprehjes.

Ata që duan lirinë e shprehjes dhe refuzojnë të pranojnë të quhen ‘qenef’, ‘hale’ dhe ‘lehaqen’ nga Edi Rama duhet ta bëjnë Black atë, ndërsa ata që bëjnë sikur dhe mbahen me leket e pista të Edi Ramës do të gjejnë 100 sebepe dhe do të vazhdojnë të trasmetojnë Edi Ramën, bile me siglën ERTV.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>