Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka pohuar se pavarësisht vendosjes së detyrueshme të maskave, rastet e reja me Covid-19 janë rritur me 48%.
“Një javë të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri në 301 raste të reja.
Rritja shkon deri në 48%! Ju thamë qartë se maska është vetëm masa e fundit dhe ka zero vlerë”, shkroi në Facebook, Vasili, të enjten.
Ai i bëri thirrje Ramës t’i kthejë qytetarëve paratë e gjobave për mosmbajtje të maskës.
Kryetarja e LSI-së është shprehur shpesh kundra mbajtjes së maskës. Ajo në çdo takim paraqitet pa maskë.