Vazhdojnë infektimet e mësuesve, 4 të infektuar në një shkollë në Poliçan

Nga Exit News
Vazhdojnë infektimet e mësuesve, 4 të infektuar në një shkollë në Poliçan

Katër mësues të një shkolle 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan janë infektuar me Covid-19.

Ata janë infektuar pasi udhëtonin në një makinë për të shkuar në fshatin ku jepnin mësim.

Të katërt mësuesit janë karantinuar në shtëpitë e tyrë, njësoj si dhe disa kolegë të tyret me të cilët kanë pasur më shumë kontakte.

Burime pranë Inspektoriatit të Higjenës bëjnë me dije se, është kryer dezinfektimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan,ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa klasa.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme