Nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare në Ersekë është infektuar me koronavirus. Ajo rezultoi e infektuar dy ditë pasi një tjetër mësuese e shkollës u zbulua se ishte prekur nga virusi.
Që prej fillimit të shkollës, në 14 shtator, rreth 15 mësues janë infektuar në qytetin e Ersekës.
Nuk ka ende një numër të saktë të nxënësve të infektur.
Ndërsa në shkollat e gjithë vendit, të paktën 160 mësues janë identifikuar si të infektuar në vetëm dy javë mësim.
Opozita ka denoncuar disa herë mungesën e testimeve për mësuesit dhe nxënësit.
Gjithashtu, në shumë shkolla ka pasur probleme me mos respektimin e protokolllit të sigurisë, ujit të pijshëm, mungesës së dezinfektimit dhe mbingarkesë së mësuesve.