
Gjashtë pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Vlorë në 24 orët e fundit.
Pesë prej tyre janë punonjës të një fasonerie, e cila javën e fundit ka qenë vatra kryesore e infektimit në Vlorë.
Fasoneria është mbyllur prej një javë por periudha e gjatë e inkubimit të Covid-19 bën që ende të identifikohen punonjës të infektuar.