Vazhdojnë infektimet në Shkodër, një prej tyre infermiere

Nga Exit News
Vazhdojnë infektimet në Shkodër, një prej tyre infermiere

Dy të infektuar të rinj më Covid-19 janë zbuluar në Shkodër në 24 orët e fundit, duke çuar totalin e të prekurve në 107.

Një prej të infektuarave është infermierë në fshatin Prekal. Ajo banon në  Shkodër dhe punon në fshatin aty pranë. Nuk dihet ende nëse infermierja është infektuar në vendin e punës apo nga kontakte të tjera jashtë pune.

Infermierja po qendron në spitalin Infektiv në Shkodër dhe pritet të transportohet në Tiranë.

E infektuara tjetër është vazja e gruas në lagjen “Kiras”, që u identifikua më 27 prill si e infektuar.  Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>