Qindra amerikanë protestuan në Filadelfia, për të dytën ditë radhazi, pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë nga policia. Viktima ishte e armatosur por familjarët u shprehën se ai vuante nga probleme mendore.
Një natë pas trazirave të dhunshme dhe grabitjeve në Filadelfia, afër vendit ku u vra me armë 27-vjeçari, Walter Wallace, të hënën, qindra protestuese marshuan duke kërkuar drejtësi ndërsa policia dhe trupat e Gardës Kombëtare u përpoqën t’i shpërndanin me forcë.
Protestat filluan paqësisht por më vonë turma u acarua, dhe policia rrethoi qendrën kryesore të vendit.
Pas përplasjeve u plagosën 30 policë dhe u arrestuan 90 persona.
Protestat filluan pasi në mediat sociale u postua një video që tregonte dy oficerë duke qëlluar ndaj një burri me ngjyrë, pasi ai ju përgjigj urdhrave të tyre për të hedhur poshtë thikën që mbante në dorë.
Wallace vuante nga çrregullimi bipolar, dhe ky problem ju komunikua policisë përpara se ata të qëllonin mbi të, tha avokati i familjes së viktimës.
Ky është rasti i dytë brenda pak muajve, në SHBA, që policia vret një person më ngjyrë. Në 25 maji, në Mineapolis, katër policië vranë George Floyd, një afro-amerikan i paarmatosur, i lidhur me pranga.