
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sulmet ndaj Kryetarit të PD-së Lulzim Bashës për dosjen e të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë”.
Ai i ka kërkuar Bashë të lërë akuzat për Covidin dhe të përgjigjet për Shtëpinë e Verdhë.
“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, shkroi Rama në një postim në Twitter.