Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë sot, më 7 maj, diskutimin publik të radhës në mbrojtje të Teatrit.
Në orën 19:00, përpara Teatrit Eksperimental, artistë dhe qytetarë do të takojnë deputetë dhe këshilltarë të Bashkisë për të diskutuar mbi mundësitë e ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar, të cilën Qeveria Rama synon ta prishë.
Prej më shumë se dy muajsh tashmë, Aleanca, çdo të hënë përpara godinës së Teatrit diskuton me qytetarë, por dhe me profesionistë të fushës si arkitektë, restaurues, inxhinierë e juristë për të gjitha shkeljet ligjore, por dhe për vlerat e Teatrit si pjesë e trashëgimisë kulturore-historike dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.
Më tepër lidhur me vendimin e Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu.