Ngarkesa 2,5 ton drogë — Dyshime mbi policinë

Ngarkesa 2,5 ton drogë — Dyshime mbi policinë

Burime pranë Ambasadës Italiane konfirmojnë se Italia dhe Shqipëria vazhdojnë të shkëmbejnë informacione për hetimet respektive të  narkotrafikut.

Gjatë ditëve të shkuara, në Tiranë prokurorë nga dy prokurori të ndryshme të Italisë kanë zhvilluar takime të vecanta me prokurët shqiptarë.

Burimet informojnë se arrestimi i Festim Lelaj, nënkomisar në Fierit  në lidhje me trafikimin e 2,5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonas, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2017, erdhi si pasojë e informacioneve të ardhura nga Italia.

Policia shqiptare në njoftimin e 6 dhjetor 2017 u shpreh se nuk ka pasur asnjë infromacion mbi kamionin mbi 2,5 ton drogë paraprak por ishte njoftuar vetëm pas kapjes së tij më 13 janar 2017 në Ankona,

Por, burimi i tha Exit.al se policia shqiptare ishte lajmëruar nga policia italiane më përpara se ky kamion të ndalohej në Ankona, por kishte lajmëruar se kishte kontrolluar dhe kamioni ishte bosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>