Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë mbas vendimit të KQZ për ta gjobitur atë.
Në një intervistë për BalkanWeb, Veliaj deklaroi se po gjobitet pasi po punon dhe lajmëroi se do të apelojë vendimin.
Ai akuzoi opozitën se po përpiqet të ndalojë procesin e rindërtimit, ndërsa theksoi se nuk gjobitesh “nëse bëhesh me 5 vila, gjatë pandemisë” apo je i dënuar për shitjen e shtëpive disa herë. Ai akuzoi KQZ se po favorizon opozitën, pasi “vjen prej opozitës”.
“Ka diçka thellësisht amorale. Do e apeloj. Ka drejtësi në apel, ligji nuk është shkelur.”, u shpreh Veliaj.
Më herët KQZ gjobiti me 75 mijë lekë Veliajn për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara. Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.