Erion Veliaj gënjeu për numrin e kullave në qendër të Tiranës. “Deri tani janë 3 kulla (në Tiranë) ku janë hotelet më prestigjoze”, tha kryebashkiaku i Tiranës, për gazetaren Eni Vasili në Open.
Në të vertet vetëm në qendrën e Tiranës, përreth Sheshit Skenderbej, ka 4 kulla të larta:
—Kulla Skënderbej në krah të Hotel Tiranës, 85 metra e lartë, me 25 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë. Katet e sipërme të kullës do të kenë formën e një koke njeriu, që arkitektët e kanë përqasur me atë të Skënderbeut. Për t’i hapur rrugë ndërtimti të kullës, u prishën ndërtesat e vjetra 2-katëshe në krah të Hotel Tiranës.
— Kulla 35 katëshe pas Hotel Tiranës u nis si zgjerim i ambjenteve të Hotel Tiranës. Sipas projektit kulla do të ketë 5 kate parkim nëntokësor dhe 30 kate mbi tokë. Një pjesë e konsiderueshme e ndërtesës do të jetë qendër tregtare.
– Eyes of Tirana, kullë 26 katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit
Ajo është projektuar nga kompania daneze Henning Larsen Architects dhe është fituesja e një konkursi arkitekture në vitin 2003, organizuar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama.
– Book Building, kullë 20-25-katëshe pas Sahatit të Tiranës dhe ndërtesës së Bashkisë, pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa.
Kullat e larta të ndërtuara pak metra poshtë Sheshit Skenderbej, në rrugët kryesore të qytetit janë:
– Kulla Ekspozita, kullë 24-katëshe në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.
– Downtown Tirana, kullë rreth 40 katëshe përgjat bulevardit Gjergj Fishta, pranë Rrugës së Elbasanit
– Pylli Vertikal, kullë 24-katëshe krah kullës tjetër Ambasador 3 pas Stadiumit Air Albania, projektuar nga Stefano Boeri.
– West Residence, kompleks disa katësh pas Presidencës, projektuar nga Stefano Boeri.
– Blloku Cube, kompleks shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha në Bllok, projektuar nga Stefano Boeri.
– MET Building Tirana mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës
– Garden Building, kompleks 24-katësh, përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.
– Kulla 24 katëshe e Stadiumit Air Albania, e përfunduar.
– Gjashtë Kullat pas Teatrit Kombëtar, të planifikuara nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.