Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur të arsyeshme dëmet e shkaktuara nga protesta e një dite më parë në bulevard, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia e shtetit.
Veliaj tha se familjarët e Klodianit janë të justifikuar në mërzinë e tyre për shkak të pandëshkueshmërisë që shteti shqiptar ka treguar në raste të tilla më parë.
“Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Por situata nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi.” – tha Veliaj.