Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj propozoi sot ngritjen e një agjencie publike për menaxhimin e transportit urban.
Zoti Veliaj tha në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se “E vetmja mënyrë që ta thyejmë këtë monopol [monopolin e transportit urban] është të krijojmë një kompani që ta menaxhojmë vet.”
Propozimi i Kryebashkiakut Veliaj u kundërshtua nga kryetari i këshilltarëve bashkiak të PD-së.
Zoti Olli u shpreh se “Komplet linjat e autobusëve janë licencuar në kohën e kryeministrit aktual Edi Rama.”